Skandali në spitalin onkologjik në Tiranë – Gjykata la në fuqi masat për të akuzuarit

SKANDALI NË SPITALIN ONKOLOGJIK NË TIRANË

Mjekët e Spitalit Onkologjik në Tiranë, Edmond Gashi dhe Alketa Ymeri, hodhën poshtë akuzat ndaj tyre fillimisht përpara mediave, përpara se të kundërshtonin në Gjykatën e Tiranës masat e sigurisë dhe rezultatet e hetimeve. Bashkë me 4 të tjerë, ata dolën këtë të enjte përballë gjyqtares Armela Hasantari, e cila në përfundim vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u
paraqitur”.

Pas seancës mjeku Gashi, i konsideruar si njeriu kryesor në skemën e zhvatjes së zbardhur në spitalin Onkologjik, evitoi mediat duke u larguar me vrap nga ambientet e gjykatës. Prokuroria thotë se Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij, ishin bërë pjesë e një skeme që orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer të merrnin trajtim në spitalin privat, veprimtari për të cilën merrnin edhe vlera monetare.

Gjithashtu prokuroria evidentoi se pranë spitalit onkologjik që prej vitit 2021 nuk është vënë në funksion dhe përdorur nga ky spital për pacientët. Nga ana tjetër ajo është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku për shkak të rrezatimeve që emeton pajisja pa iu krijuar kushtet e nevojshme./tvkaln.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share