Skandali në spitalin e Tetovës/ Mexhiti: Tenderi u prish për shkaqe morale dhe jo ligjore

Tenderat në spitalimn e Tetovës u prishën për shkaqe morale dhe jo ligjore ka deklaruar sot zv kryeministri Izet Mexhiti duke tentuar të mbrojë veprimin e drejtorit të spitalit Agim Berisha i cili fillimisht ndau dy tender në vlerë prej 300 mijë eurosh për kompani të afërtë me të , gjegjësishë kompani ku 50% të pronsisë e ka nusja e djalit të tij.

“Informatat janë të qarta: edhe pse është bërë me çmim më të lirë, edhe pse është kryer në mënyrë ligjore, edhe pse kjo ndërmarrje ka punuar në Spital për vite me radhë, edhe kur kanë qenë drejtorë të tjerë, vetëm për shkaqe morale mendoj që tashmë është prishur. Do të thotë, jo në aspektin ligjor, por vetëm për të treguar se ne jemi ndryshe,” deklaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti nga ana tjetër mohon se drejtorin e Spitalit Berisha e ka baxhanak edhe pse ky i fundit para kamerës së Klan Maqedoni këtë vetë e kishte konfirmuar.

“Çfarë e ke Izet Mexhitin?! Baxhanak!”

Por këtë pretendim e mohoi Izet Mexhiti, duke thënë:

“Nuk është e vërtetë që e kam baxhanak.”

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës vazhdon të mbetet në të njëjtën pozitë edhe pas skandalit të madh, ku me nënshkrimin e tij nda tendera për kompani të afërt me familjarë të tij por të njejtat I prishi pas raportimit të Klan Maqedoni për këtë skandal.

Kujtojmë që çdo nënshkrues i tenderit, përpara se të kryejë furnizimin publik, nënshkruan një deklaratë ku pohon se nuk ka konflikt interesi me palën kontraktuese.

Vlen të theksohet që Prokuroria, për këtë rast, vazhdon të mbledhë prova, dhe pritet të shihet se cili do të jetë veprimi I tyre. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share