“Skandalet” në N.P Rrugët Shtetërore- LSDM: Përgjegjësi dhe epilog urgjent për keqpërdorimet!

LSDM-ja vazhdon të kërkojë përgjegjë pas skandaleve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore dhe keqpërdorimin e pikëpagesave rrugore. Sipas socialdemokratëve, VMRO-DPMNE-ja rikthen partizimin dhe keqpërdorimin brutal të institucioneve sikurse në vitin 2016.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Këto skandale ndodhin në të njëjtën kohë kur MPB-ja ka dorëzuar 18 kallëzime penale për mospagesa të pikëpagesave rrugore, për 12 policë dhe 6 punonjës të pikëpagesave rrugore. Toshkovski dhe MPB duhet të përgjigjen se përse Mitrevski nuk është sanksionuar? Përse për të nuk ka kallëzim penal? MPB-ja ka qasje selektive ose për të nuk vlejnë për shkak se është kuadër I DPMNE-së? LSDM-ja kërkon përgjegjësi dhe epilog urgjent për këtë skandal.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share