Skandal mbretëror, ish-kunati i mbretëreshës Letizia thotë se ajo e ka tradhtuar mbretin Felipe me të

Familja mbretërore e Spanjës është përfshirë në një dramë të vërtetë.

Ish-kunati i mbretëreshës Letizia ka deklaruar se ka patur një marrëdhënie me të përpara se ai të martohej me motrën e saj, Telma Ortiz.

Jaime Del Burgo, 53-vjeç ka dhënë kontributin e tij në librin e gazetarit Jaime Peñafiel, të titulluar “Letizia & I”.

Del Burgo është sipërmarrës dhe djali i ish-politikanit Jaime Ignacio del Burg. Ai ka qenë i martuar me motrën e Letizia-s nga viti 2012 deri në 2014.

Në libër, Del Burgo thotë se çifti ka patur ende lidhje edhe pas martesës së Letizia-s me mbretin Felipe në vitin 2004. Përpara se të martohej me mbretin, Letizia ishte e martuar me një mësues letërsie, Alonso Guerrero Perez përgjatë periudhës 1998-1999.

Ai thotë se e njohu Letizia-n para vitit 2000 dhe marrëdhënia e tyre nisi me një udhëtim romantik në Venecia.

Jaime Del Burgo thotë se po mendonte t’i propozonte Letizia-s deri në momentin që ajo njoftoi gjatë një darke në vitin 2002 se po dilte me një “diplomat” misterioz.

Si provë për të mbështetur deklaratën, Del Burgo postoi një foto në Twitter/X të cilën tashmë e ka fshirë, një ‘selfie’ e Letizia-s në pasqyrën e tualetit. Fotografia nuk kishte datë.

Letizia shfaqet me një shall kashmiri që Jaime thotë se i përkiste atij. Ai shton se mbretëresha i ka dërguar këtë foto me një mesazh ku shkruhej: “Dashuri. Kam vënë shallin tënd. Është si të të kem ty pranë. Kujdeset për mua.  Më mbron. Numëroj orët derisa të shihemi sërish. Të dua”.

“Daily Mail” raporton se Del Burgo ka thënë se mbretëresha i kërkoi ta takonte natën para martesës.

“Kur u takuam, më kapi dorën dhe më pyeti pse nuk i kërkova kurrë të martoheshim. Sigurisht që nuk u përgjigja. E inkurajova sa munda. Gjëja e fundit që më tha përpara se t’i jepnim lamtumirën njëri-tjetrit në restorant ishte: ‘Mos më lër kurrë’,”. Mes të tjerash, ai ka thënë se ka “fotografi, video dhe celularë” që provojnë romancën e tyre.

Një zëdhënës i familjes mbretërore ka thënë se “nuk ka asnjë koment për këtë”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share