Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Hetimet kanë nisur kryesisht pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Sipas asaj që ka mësuar Klan News, videoja në fjalë rezulton të jetë e filmuar më 6 Qershor të këtij viti.
Kujtojmë që Gjici në zgjedhjet e 14 Majit fitoi një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Kukësit. Ai mundi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati./tvklan.al