S’ka më balanser dhe punësime në baza etnike deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Asnjë punësim sipas përkatësisë etnik nuk do të ketë derisa gjyqtarët kushtetues të vendosin për kushtetutshmërinë e tyre.

Mjeti sipas të cilit janë kryer punësimet në dhjetë vitet e fundit është i kontestuar nga shumica e gjyqtarëve kushtetues, të cilët pas një diskutimi të gjatë vendosën të krijojnë një rast për iniciativën e Komisionit Kundër Korrupsionit, e cila sfidon dispozitat për përfaqësim të drejtë etnik në institucione.

Gjyqtarët nga komunitetet etnike, Osman Kadriu, Fatmir Skenderi dhe Naser Aidari ishin për refuzimin e iniciativës, përkatësisht kundër diskutimit të kësaj çështje.

Gjyqtarja Dobrila Kacarska, nga ana tjetër, propozoi që t’i sygjerohet Kuvendit që të rirregullohet dispozita për përfaqësim të drejtë.

Kryetari i gjykatës, Darko Kostadinovski, ishte i mendimit se duhet ngritur lëndë, por jo vetëm të shfuqizohet dispozita për përfaqësim të drejtë, por edhe të shqyrtohen të gjitha aktet ku është paraparë. Ai beson se balancuesi është antikushtetues dhe shkakton diskriminim në punësim.

Gjyqtaret Ana Pavlovska-Daneva, Jadranka Daboviq-Anastasovska, Elizabeta Dukovska dhe Tatjana Vasiq-Bosadzieva ndanë të njëjtin mendim, me dallime të vogla.

Ata mendojnë se kjo i detyron kandidatët të deklarojnë përkatësinë etnike në aplikimin për punësim, gjë që cenon të drejtën e garantuar me Kushtetutë për shprehje të lirë të përkatësisë kombëtare.

Ata theksojnë se përkatësia është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të jetë e ndryshueshme.

Sipas tyre kjo cenon të drejtën e garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punës, dhe kandidatët janë të kufizuar në disponueshmërinë e çdo vendi pune.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share