Në turin e tij në Lindjen e Mesme, Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me liderët izraelitë, ndërsa u shpreh se nuk duhet të ketë “asnjë vonesë dhe asnjë justifikim” për arritjen e një marrëveshje armëpushimi.
“Ne jemi të vendosur të arrijmë një armëpushim që synon të sjellë pengjet në shtëpi dhe e vetmja arsye që kjo nuk do të arrihet është për shkak të Hamasit”, i tha Blinken.
Sekretari amerikan përshëndeti familjet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, të cilët po protestonin jashtë godinës kur mbajti takimin me presidentin izraelit, duke u thënë atyre se lirimi i të dashurve të tyre ishte “gjithçka që po përpiqemi të bëjmë”.
Duke brohoritur “SOS, SHBA, vetëm ju mund ta shpëtoni ditën” dhe “Në Blinken ne kemi besim, sillni ata në shtëpi tek ne”, protestuesit i kërkuan atij që t’ia paraqesë rastin e tyre kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Takimi i Blinken me Herzogun ishte i pari në një seri takimesh me udhëheqësit e izraelitë, ku u diskutua çështja e ndihmave për të cilën Sekretari amerikan u shpreh se ka një përparim të shtimit të ndihmës në Gaza edhe pse duhet edhe më shumë punë.
Zyrtarët amerikanë thonë se shpresojnë se një armëpushim i përkohshëm do të çonte në një armëpushim të përhershëm. Pavarësisht nëse kjo marrëveshje armëpushimi arrihet, kryeministri Benjamin Netanyahu u shpreh se planifikon një sulm të madh në Rafah, në Gazën jugore, ku shumë njerëz janë strehuar.
Bisedimet kanë ngecur për muaj të tërë dhe zyrtarët izraelitë thanë se kishin rënë dakord të ulin kërkesat e tyre. Ata tani po i kërkojnë Hamasit të lirojë 33 civilë, gra, të moshuar dhe ata që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Administrata Biden thotë se një ofensivë e tillë nuk duhet të nisë pa masa mbrojtëse për civilët. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që Izraeli të bënte operacione të shënjestruara kundër udhëheqësve dhe luftëtarëve të Hamasit në Rafah dhe jo civilëve, ku zyrtarët izraelitë thonë se Hamasi ka ende katër batalione.