S’ka ilaç ”Trikafta” – pacientët lirohen nga pagesat rrugore!

26 VJEÇARI ME FIBROZË CISTIKE TERAPINË E PAGUAN NGA XHEPI I TIJ

Ka shtatë muaj që Aleksandri po paguan të gjitha terapitë për trajtimin e sëmundjes me fibrozë cistike, njofton KlanM.

E çdo muaj duhet t’i ndajë rreth 6.000 denarë. Për këtë kërkon nga deputetët që sa më shpejtë t’i votojnë ndryshimet ligjore të cilat mundësojnë edhe pacientëve mbi 26 vjet të trajtohen pa pagesë participimi.

“Rreth gjashtë deri shtatë mijë denarë duhet t’i ndajmë për ta pranuar terapinë e duhur për çdo ditë. Dikush paguan më shumë dikush më pak, varësisht nga gjendja shëndetësore” – tha Aleksandar Stamboliski, pacient.

Përveç shërbimeve mjekësore, sic njofton KlanM, ata do të lirohen edhe nga pagesat rrugore.

“Çlirimi i nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe barnat për pacientët me fibrozë cistike që janë të moshës mbi 26 vjet, çlirimi nga pagesave rrugore dhe nga taksat rrugore. Kjo është një luftë e gjatë dhe presim nga partitë politike dhe deputetëve votimin e ndryshimeve ligjore” – tha Elmir Sejfullai, prind i fëmijës me fibrozë cistike.

Procedura për sigurimin e ilaçit “Trikafta” edhe për 30 pacientë të tjerë me fibrozë cistike, sic njofton KlanM, ka ngecur në labirintet e qeverisë, thonë nga shoqata për Fibrozë cistike.

Sikur të merrnim ilaçin Trikafta gjendja jonë do të ishte përmirsuar. Unë kur shkoja në shkollë mungoja deri 3 muaj pasi që shtrihesha në spital për të marrë terapi. Ne nuk e dimë se kur mund të na përkeqësohet gjendja shëndetësore për atë është i rëndësishëm ilaçi Trikafta” – tha Aleksandar Stamboliski, pacient.

Ministri për Financa, Fatmir Besimi, sic percjell KlanM, u ka reaguar gazetarëve pas vërrejtjeve për mungesën e mjeteve për ilaçin “Trikafta” për të gjithë pacientët. Ai ka thënë se bëhet fjalë për manipulime.

“Kjo nuk është korrekte për ata njerëz. Mos manipuloni. Manipulohet me fate njerëzish. Nuk mund të pranoj dikush të manipulojë me fate njerëzore. Cdokush ka të drejtë jete” – deklaroi Fatmir Besimi.

Plani fillestar është që deri në fund të vitit të sigurohet ilaçi edhe për 30 pacientë të tjerë, ndërsa numri i personave që kanë nevojë për këtë ilaç është 120. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share