Situatë krize në energjetikë – dimër i vështirë për qytetarët?

AUTORITETET SIGUROJNË: S`DO TË KETË RESTRIKSIONE TË RRYMËS

Nga Ministria e Ekonomisë kanë konfirmuar se të enjten do të shpallet situatë e re krize në tregun e rrymës, që do të hyjë në fuqi nga 1 Shtatori. Që nga fillimi i vitit është hera e dytë që shpallet një situatë e këtillë krize.  Me shpalljen e situatës së krizës, vendi do të ketë mundësi që financiarisht ta ndihmojë EEM-në që të furnizohet me thëngjill dhe mazut që në funksion të vehen të gjitha kapacitetet energjetike. Nga 1 Shtatori do të hyjnë në fuqi edhe rekomandimet për kursimin e energjisë elektrike.

Situatë krize në energjetikë, pasiguri se kush do ta marrë ngrohjen qendrore në Shkup dhe paralajmërimet për rritjen e cmimit të rrymës I presin qytetarët e vendit gjatë këtij dimri, raporton Klan M.

Situata e krizës në energjetikë pritet të shpallet nesër, kurse vendimi do të vlejë nga 1 Shtatori, kur hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e rrymës, kurse vendimi do të vlejë deri më 31 Mars të vitit të ardhshëm. Kompetentët paralajmërojnë se para nesh është një nga dimrat më të vështirë në nivel global, pasojat e të cilit do të ndjehen në vend, por autoritetet sigurojnë se gjatë dimrit nuk planifikohen restriksione të rrymës. Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, më 16 Gusht paralajmëroi edhe planin për tejkalimin e “skenareve më të këqija” si dhe masat qeveritare për kursimin e rrymës.

Bëhet fjalë për rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, kurse qëllimi është që të ulet konsumi I rrymës elektrike për 15% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Masat parashikojnë që klimatizerët të punojnë deri në 27 gradë gjatë verës dhe 20 gradë gjatë dimrit, të hiqet ndriçimi zbukurues I ndërtesave, kurse minimalisht të shfrytëzohet ndriçimi public në autostrada dhe rrugë.

Nga Elektranata e Maqedonisë së Veriut thonë se kompania punon me kapacitet maksimal, kurse në planin prodhues parashihet që nga Nëntori të funksionojnë tre blloqet e Kombinatit në Manastir, kurse gjatë sezonit të ngrohjes të funksionojë edhe Kombinati në Osllomej.

Drejtori I Përgjithshëm, Vasko Kovaçevski paralajmëroi se nga Janari pritet shtrenjtimi I sërishëm I rrymës.

Paralajmërimet e këtilla vijnë vetëm një javë pasi cmimi I rrymës nëpër bursa u rrit për mbi 130 euro për megavat orë.

Nga ana tjetër biznesi ka alarmuar se pret me padurim masa qeveritare, për shkak se 5.400 firma janë mbyllur për shkak të llogarive të larta për rrymën elektrike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share