Situata Rusi – Wagner, Shtëpia e Bardhë: Bideni është i informuar për zhvillimet e fundit

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është informuar mbi zhvillimet e fundit në mes Wagnerit dhe Rusisë.

Bideni, sipas Shtëpisë së Bardhë, u njoftua për zhvillimet edhe mbrëmë pasi Yevgeny Prigozhin, kreu i ËWgnerit, ia mësyu Moskës.

“Presidenti i SHBA Joe Biden u informua të shtunën në mëngjes mbi zhvillimet nga Rusia në mes të kryengritjes së armatosur të dukshme nga Yevgeny Prigozhin dhe elementëve të grupit të tij ushtarak privat Wagner”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tashmë, Wagneri është rrugës për në Moskë ku sipas raportimeve janë edhe dy orë larg që ata të arrijnë në kryeqytetin rus.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share