Situata politike në vend/ Geer: Presim formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe reformatore

Ambasadori i Bashkimit Europian Daved Geer ka deklaruar sot se është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdoj rrugën e nisur europiane duke respektuar në përpikshmëri marrëveshjen e Prespës atë të Ohrit dhe marrveshjen me Bullgarinë sepse siç tha ai janë këto marrveshjet që e kanë afruar RMV-në një hap larg BE-së dhe kanë ndikuar pozitivisht në rrugën e saj euroatlantike.

“Kam pasur mundësinë të shikoj deklaratën. Nuk do t’ju befasoja nëse them se nuk do të ishte e përshtatshme që unë si ambasador të komentoja për politikën e brendshme, por do ta bëj një koment. Para së gjithash misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dha konkluzat preliminare se zgjedhjet u zhvilluan në mjedis demokratik dhe të qetë”, deklaroi Geer.

Ai nuk tha asgjë konkrete reth qeverisë së re e cila është në ardhje por tha se do të duhet të presim formimin e qeverisë së re duke shpresuar siç tha ai të jetë njëq everi që do ta vazhdoj rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

“Sigurisht ne presim raportin përfundimtar të zgjedhjeve dhe në këtë kontekst ne presim formimin sa më të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme, të aftë për të çuar përpara reformat e nevojshme për ta sjellë këtë vend në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të punojmë me të gjithë që bashkëpunon në këtë qëllim, të arrihet qasja në BE sa më shpejt. Ne i shohim të gjithë ata që janë të përkushtuar për këtë qëllim gjatë zgjedhjeve, pra vazhdimin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi Geer.

Me 2 qershor 2024 Fronti Evropian bëri publike deklaratën e tyre politike të dedikuar të gjitha institucioneve vendore si dhe ndërkombëtare evropiane dhe botërore, në lidhje me situatën politike në vend. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share