Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në takim me krerët e opozitës për të diskutuar për situatën në veri të vendit.
Takimi ka nisur në mëngjes dhe të pranishëm janë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi.
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkoi në takim por u largua pas disa minutash.
Disa ditë më parë, serbët në Kosovë janë larguar nga të gjitha institucionet e vendit në shenjë proteste për ndërrimin e targave.
Situata në Mitrovicën e veriut monitorohet edhe nga forcat e KFOR-it. /tvklan.al