Situata në veri të Kosovës, ende e brishtë

Brukseli kërkon që serbët t’u kthehen institucioneve

Ndonëse është arritur marrëveshja për targat, situata në veri të Kosovës ende vazhdon të jetë e brishtë. 4 qytetarë të Kosovës, e që sipas mediave serbe janë shqiptarë, janë rrahur të hënën në mbrëmje në veri të Mitrovicës.

Sipas policisë dy viktima kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me institucionet në veri nga të cilat janë dorëhequr serbët lokalë.

Bashkimi Evropian po insiston në respektimin e marrëveshjeve të arritura ndërsa ka zëra që është duke u punuar drejt kthimit të serbëve në institucione. Deputeti i PDK-së, ish-drejtori i Policisë Rashit Qalaj thotë se policët serbë që kanë dhënë dorëheqjen mund të kthehen në punë me një vendim të qeverisë.

“Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione”.

Në marrëveshjen e fundit të Brukselit palët janë pajtuar që të respektojnë të gjitha marrëveshjet ndërsa do të intensifikohen takimet për marrëveshjen finale ndërmjet të dyja vendeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share