Situata në veri, agjencia kosovare e intelegjencës raporton në komisionin Parlamentar

MUSLIU: TENSIONET NË VERI I PARALAJMËRUAM, PËR POLICËT TË KRIJOHEN KUSHTE

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare të intelegjencës, Ganimete Musliu, tha se destabilizimi i veriut ishte  paralajmëruar. Musliu ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi.

Dy muaj më parë komisioni parlamentar për mbikqyrjen e AKI së kishte paralajmëruar se AKI ka informacione se në Rashkë të Serbisë po bëhen stërvitje për destabilizimin e veriut të Kosovës.

Tash dy muaj pas kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, thotë se për këtë është informuar qeveria nga AKI por sa I ka përdorur këto informata nuk deshi të komentoj.

”E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmërua që grupe në Rashkë po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision. Qeveria nuk e ka marrë informata nga ne por nga dertoi i AKI-së, se sa i ka shfrytëzuar, nuk më bijë mua të komentojë” – tha Ganimete Musliu, kryetare e komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së.

Pas raportimit të inspektorit të AKI-së në këtë komision ajo ka folur edhe për rrëmbimin e policëve.

”Tre policët e kidnapuar dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tej për një ka shkua nga pushim mjekësor, ngritja e kapacitete, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një vide në “Tëitter”, ku ka përshkruar ngjarjen e 14 qershorit ku u kidnapuan tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës” – tha Ganimete Musliu, kryetare e komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së.

Sveçla e ka quajtur rrëmbim ë planifikuar nga Serbia dhe veprim kriminal.ndërsa ka bërë sërish thirrje për lirimin e pakusht të tyre.

Ndërkohë tri pikat kufitare me Serbinë ajo në Jarinjë Brnjak dhe Merdare vazhdojnë të mbeten të bllokuara për kamionë dhe autobusë.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share