Situata në Kosovë: BE-ja zhvillon takime urgjente!

Situata e tensionuar në Veri të Kosovë se ka vendosur çështjen në qendër të vëmendjes të Bashkimit Europian, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Burime zyrtare të BE-së kanë konfirmuar për KlanM, se përfaqësuesi special i  Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajcak do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë me këshilltarët diplomatikë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, takim të cilit do t’i bashkangjitet edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim do të diskutohet se cili është qëndrimi që duhet mbajtur aktualisht nga BE dhe SHBA për situatën në Kosovë dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Ndërkohë, sic njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, situata në Kosovë do të diskutohet edhe në gjirin e komiteti politik të Këshilit të ministrave të Bashkimit Europian si një cështje urgjente ditën e nesërme.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borrell Fontelles ka dënuar me termat më të ashpër në emër të Bashkimit Europian sulmin ndaj punonjësve të policisë në Banjskë të Veriut të Kosovës./Erisa Zykaj – Tv Klan, Bruksel/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share