Situata jashtë kontrollit! Konfrontim fizik mes deputetëve dhe efektivëve në Tiranë

Protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë është shoqëruar me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara bashkisë Tiranë.

Përplasje pati edhe në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku ndodhi një përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë.

“Mos më prek me dorë, ti si polic zbato ligjin”, dëgjohet të thotë deputeti Gazment Bardhi.

Situata agravoi më tej dhe kaloi në përplasje fizike, ku deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga Eno Bozdo u përfshinë në një konfrontim fizik me efektivët e policisë, të cilët kishin hyrë në mesin e protestuesve.

Pamje live nga protesta:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share