Forcat ruse kanë shenjestruar sërish objektet energjetike të Ukrainë, duke lënë një pjesë të Kievit dhe qytetareve të tjera ukrainase pa ujë dhe pa energji elektrike. Ndihmës presidenciali në Ukrainë tha se situata në të gjithë vendin ishte kritike.
“Të gjithë duhet të jenë gati së parti për kursimin e energjisë elektrike dhe së dyti, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë janë të mundshme nëse vazhdojnë sulmet. E gjithë popullata duhet të përgatitet për një dimër të ashpër”, tha nënkryetari i zyrës së presidentit Kyrylo Tymoshenko.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në Tëitter se në tetë ditët e fundit, 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin.
Firma ukrainase e energjisë DTEK tha se dy nga termocentralet e saj ishin dëmtuar ndjeshëm nga bombardimet ruse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë një punëtor dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
Javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytetet e Ukrainës larg vijave të frontit./tvklan.al