Sistemi hekurudhor nis grevën tre ditore në Gjermani

Qindra mijëra njerëz u përballën me anulime, sindikata e shoferëve kërkon shkurtimin e orëve të punës dhe rritje pagash

Pas grevës mbarëkombëtare të fermerëve si përgjigje e planeve të qeverisë se kancelarit Olaf Scholz për të shkurtuar subvencionet, edhe sistemi hekurudhor ka nisur grevën.

Qindra mijëra njerëz u përballën me anulime të trenave në të gjithë Gjermaninë. Greva e thirrur nga sindikata e shoferëve të trenave do të zgjasë tre ditë të cilët kërkojnë rritje pagash dhe shkurtim të orareve në punë, ndërsa pritet të shkaktojë kaos në ekonominë më të madhe të Evropës. Operatori hekurudhor i Deutsche Bahn ka inkurajuar njerëzit të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo thelbësore.

Çështja me oraret e punës dhe pagat e shoferëve u la pezull pas një pushimi tre-javor gjatë Krishtlindjes. Unioni i Shoferëve të Trenave kërkon një javë pune të reduktuar për punonjësit e saj me turne, nga 38 në 35 orë dhe rritje pagash në 555€ dhe një bonus kompensimi inflacioni për anëtarët e saj po Deutsche Bahn ka refuzuar t’i zvogëlojë ato.

Operatori i trenave argumenton se kërkesat e sindikatës do të çonin në një rritje prej 50% të kostove, sepse do t’i duhej të punësonte më shumë punëtorë pasi Gjermania përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Greva ka krijuar pakënaqësi në mesin e udhëtarëve në stacionin hekurudhor të Këlnit në Gjermaninë perëndimore.

“Është për të ardhur keq për disa si unë që punoj në sistemin shëndetësor. Ne punojmë në një rezidencë të moshuarish dhe duhet të shkojmë në punë.”

“Në tetor të vitit të kaluar, sindikata njoftoi përpara ditës së parë të negociatave se do të bënte një grevë paraprakisht me fletë votimi, por sot ne nuk ishim informuar për këtë grevë. Është e qartë për mua që nuk ka vullnet për të negociuar dhe të tilla greva do të vijojnë.”

Grevat hekurudhore mbarëkombëtare shtojnë problemet në rritje ekonomike të Gjermanisë, pasi ekonomia më e madhe e Evropës përballet me norma të larta interesi dhe kritika në rritje të qeverisë së koalicionit.

Klan News

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Tërmet në Itali

Një tërmet me fuqi prej 4,2 shkallësh ndodhi të mërkurën herët në një fushë vullkanike afër Napolit të…
Më tepër
Total
0
Share