Sindikatat e Shëndetësisë paralajmërojnë ”vjeshtë të nxehtë”!

KËRKOJNË MIRËKUPTIM NGA MSH-ja DHE MINISTRIA E FINANCAVE

Sindikata e pavarur e shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur e geriatrisë dolën të kënaqur nga takimi në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Në takim, sic njofton KlanM, është konstatuar se ka një numër të madh të anomalive në marrëveshjet kolektive të punonjësve të shëndetësisë kurse sindikatat kanë dërguar kërkesë për zgjidhjen e tyre në Ministrinë për Financa dhe Ministrinë për Shëndetësi, por nuk kanë marrë përgjigje.

Nëse deri në shtator nuk ka një zgjidhje, sic percjell KlanM, sindikatat paralajmërojnë “vjeshtë të nxehtë” me protesta bashkë me policinë.

“Do të luftojmë për këtë kategori të punonjësve, që të zgjidhen anomalitë nga grupi I parë deri në të katërtën, ku sipas komplikimeve në marrëdhëniet e punës grupi I parë ka pagë më të madhe se grupi I katërt. Nëse nuk zgjidhen këto cështjë, në shtator përmes protestës do të kërkojmë që pagat e punonjësve të shëndetësisë të rriten për 30%. Ne ndjehemi të diskriminuar në këtë shoqëri” – tha Bobi Bojçevski, sindikata e pavarur e Shëndetësisë.

Nga Sindikata e Pavarur e geriatrisë, sic percjell KlanM, thanë se në takimin e sotëm është përkufizuar se infermieret janë vënë si personel Teknik kurse duhet të evidentohen si punonjës të shëndetësisë dhe pasi të bëhet kjo, koeficienti duhet të jetë më I lartë dhe nuk do të jenë në kategorinë e pagave minimale.

Nga kjo sindikatë thanë se në geriatri ka rreth 50 të punësuar me marrëveshje duke kërkuar se të ndryshohet ligji që do të mundësojë që këto punonjës, në vend që për 5 vite të jenë me marrëveshje, kjo të bëhet vetëm 6 muaj. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share