Sindikata e policisë në Maqedoni inicion kallëzim penal kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) – Sindikata e policisë në Maqedoni sot deri te PTHP Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave O.S., në momentin e kryerjes së veprës penale ministër i Punëve të Brendshme dhe D.Ç kryetare aktuale e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurat e punësimit në shkallë të dytë, për shkak të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale “shkelje e së drejtës së marrëdhënies së punës” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Pas procedurës së zhvilluar më parë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të punonjësit në MPB për shkelje të lehtë të disiplinës së punës, i paraqituri i parë në cilësinë e ministrit ka hartuar vendim që nuk i është lejuar ta hartojë në asnjë rast dhe pas kësaj ka përpiluar vendim me të cilin punonjësit V.R. i ka dorëzuar dorëheqjen”, deklaroi Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së policisë së Maqedonisë, në konferencën e sotme për media para PTHP Shkup.

E paditura e dytë, siç tha ai në cilësinë e kryetares së Komisionit, duke vendosur në bazë të ankesës ka përpiluar vendim pastaj me të cilin ankesën në mënyrë të kundërligjshme e ka refuzuar si të pabazë.

“Kërkojmë që PTHP Shkup ta marrë parasysh këtë dhe të gjitha raportet tona të mëparshme, t’i shqyrtojë seriozisht dhe në fund të fillojë procedurë kundër personave të sipërmendur, gjegjësisht të japin propozim aktakuzë dhe të fillojë zbatimi i drejtësisë në Maqedoni”, tha Kocevski.

Ai mes tjerash ka theksuar se si sindikatë në opinion tashmë dy-tre vitet e fundit në kohën e ish ministrit të Punëve të Brendshme në mënyrë të kundërligjshme janë dhënë mbi 25 mijë vendime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share