Sindikata dorëzoi ankesë në Këshillin Gjyqësor në lidhje me vendimin e Supremes

MARRJA E NDËRTESËS SË LSM-SË

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë ka dorëzuar në Këshillin Gjyqësor ankesë në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për marrjen e ndërtesës së sindikatës Shtëpia e punëtorëve në Shkup. Nga kjo sindikatë besojnë se gjykatësit kanë sjellë vendim sipas bindjes së tyre të lirë pa argumente, duke përdorur një ligj i cili nuk është në fuqi.

Nga Këshilli Gjyqësor thanë se, ankesa i është caktuar një anëtari të këshillit dhe se është në rrjedh procedura për të.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndjek me kujdes reagimet në opinion, në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka të bëjë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë dhe në kuadër të kompetencave të veta, ndërmerr veprime në drejtim të konstatimit të gjendjes. Në këshillë është dorëzuar ankesë nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e njëjta menjëherë i është caktuar një anëtari të këshillit dhe në rrjedhë është produra për ankesën” – thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Nga LSM dje deklaruar se kërkojnë dorëheqjet e gjykatësve Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme, të cilët kanë sjellë vendimin, duke paralajmëruar se nëse nuk dorëzojnë dorëheqjet deri të premten, do të fillojnë procedure para Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e tyre.

Kujtojmë se, Gjykata Supreme së fundmi solli vendim me të cilën merret ndërtesa Shtëpia e Punëtorëve në Shkup, e cila nga fillimi I ndërtimit të saj në vitin 1958 është në pronësi të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share