Siljanovska: Duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak – “Ka të rinj që dëshirojnë të bëjnë shërbimin ushtarak”

SILJANAOVSKA: DUHET TË HAPET DEBAT PËR KTHIMIN E SHËRBIMIT USHTARAK

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Dafkova vlerson se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare. Sipas saj, ka të rinj që dëshirojnë të bëjnë shërbimin ushtarak.

Sot nga Ohri ku vizitoi pjesëtarët e armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë në Liqenin e Ohrit Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, si komandant suprem i Forcave të Armatosura, njoftoi se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare. Ajo tha se ka të rinj që dëshirojnë ta bëjnë shërbimin ushtarak dhe kjo duhet t’u mundësohet atyre.

“Disa nga të rinjtë kanë dëshirën që një ditë të jenë pjesë jo vetëm e një ushtrie profesioniste, por vullnetarisht në forcat e armatosura, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie”, tha Siljanovska.

Sipas saj për këtë çështje është e nevojshme të inicohet një diskutim dhe të dëgjohen edhe ekspertët.

“Ne kemi pasur një përvojë të tillë, po, mendoj se duhet menduar. Ka njerëz që duan të bëjnë shërbimin ushtarak, vullnetarisht, pse të mos ua mundësojmë. Mendoj se atëherë qëndrimi ndaj ushtrisë do të jetë më pozitiv. Të hapet tema, të diskutohet, të dëgjohen argumentet, të testohet disponimi i njerëzve”, tha Siljanovska.

Pas pritjes me nderime ushtarake, presidentja Siljanovska Davkova, në shoqërim të shefit të Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, u informua për kapacitetet e Batalionit të forcave special./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share