Kandidatja për presidente e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova sot promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale “Maqedonia sërish krenare”.
Ajo thotë se slogani është për shkak të gjendjes aktuale me demokracinë në Maqedoni por edhe se shteti është shtet i dobët.
Ajo shtoi se ky slogan nuk është zgjedhur rastësisht dhe se nevojitet të problematizohet marrëdhënia ndaj shteteve të vogla dhe jo rastësisht, siç thotë ajo, vendet e mëdha ndonjëherë sillen ndaj nesh sikurse nuk meritojmë krenari.
Ndryshe, fushata në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare.