Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend. Siljanovska Davkova sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjehdor nga votat e numëruara prej 3.474 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 362.682 vota – 40,23 për qind, përderisa Pendarovski 180,306 vota përkatësisht 19,97 për qind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga Fronti Europian me 120.903 vota (13,38), më pas Arben Taravri me 83.356 (9:21), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26), Biljana Vankovska me 41.172 (4,56) e mbështetur nga E Majta dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues. Fletëvotime të vlefshme 789 031, ndërsa të pavlefshme 21.946 fletëviotime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share