Spanja e deklason Kroacinë në pjesën e parë

Është mbyllur pjesa e parë me epërsinë prej tre golave të Spanjës kundrejt Kroacisë në kuadër të Euro 2024.

Golin e parë e realizoi Alvaro Morata në minutën e 29’, pasi u shërbye me një super asistim nga Fabian Ruiz.

Ky i fundit realizoi një gol të bukur vetëm tre minuta për ta dyfishuar epërsinë e Furisë së Kuqe.

Ndërsa për golin e tretë u përkujdes Dani Carvajal, në minutën e 47’.

Ndryshe, në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria me Italinë, sfidë e cila do të luhet sonte duke nisur nga ora 21:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share