Sot filluan zyrtarisht grupet punuese per zhvillimin e Strategjisë së re nacionale për siguri kibernetike të Republikës së Maqedonisë, për periudhën 2024-2028.
Sipas Andonovskit vizion kryesor i institucioit që ai drejton do të jetë krijmi i një mjedisi digjital të sigurt dhe rezistent
“Siguria kibernetike është një aspekt kyç i sigurisë dhe stabilitetit kombëtar në epokën e digjitalizimit të shpejtë. Strategjia e re Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të jetë një dokument kyç që do të hapë rrugën për forcimin e kapaciteteve tona në këtë fushë. Vizioni ynë është për të krijuar një mjedis digjital të sigurt dhe rezistent që do të mundësojë zhvillimin e qetë të ekonomisë dhe shoqërisë digjitale”, deklaroi Andonovski.
Sipas, Andonovit, ne periudhen e kaluar Statistikat kanë qenë alarmante, me 93% të rasteve, një sulmues i jashtëm mund të shkelë mjedisin e rrjetit të një organizate, po aq sa 43% e të gjitha shkeljeve janë kërcënime të brendshme, të qëllimshme ose të paqëllimshme, dhe mesatarisht, vetëm 5% e të dhënave të kompanisë janë siç duhet të mbrojtura.
“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ndërtojmë infrastrukturë të fortë dhe të investojmë në kapacitete njerëzore profesionale me të cilat transformimi digjital do të bëhet sa më efikas dhe me sa më shumë qëndrueshmëri”, theksoi Andonovski.
Nderkaq, lidhur me akuzat nga Venezuela se hakerat nga Maqedonia e Veriut” bënë një sulm kibernetik në sistemin e transmetimit të të dhënave të zgjedhjeve në këtë shtet të Amerikës së Jugut Andonovski tha se rasti ndiqet me kujdes, edhe pse Ministria nuk eshte organ hetues por do te sigurohen qe askush mos te akuzohet pa pasur prova. /tvklan.mk