Si të zvogëloni emocionet gjatë një prezantimi

Para se të dilni para një audience ndodh që të keni një ndjesi jo të këndshme në stomak, të mos keni shumë besim në vetvete, të përfshiheni nga djersë të ftohta apo edhe nga emocione të tjera.

Ju nuk mund të jeni në gjendje që shpesh të eliminoni plotësisht këto emocione dhe pasiguri, por më poshtë gjenden katër mënyra që ju ndihmojnë t’i përmirësoni ato:

  1. Fokusohuni në audiencën tuaj. Zgjidhni një person në audiencë dhe flisni drejtpërdrejtë me të. Pastaj gjeni një person tjetër dhe transmetojini mesazhin tuaj vijues drejtpërdrejt atij.
  2. Merrini gjërat negative si pozitive. Në vend të konsideroni emocionet si një tregues nervozizmi, kthejini ato në gjendje emocionale normale.
  3. Shmangni rregullat fikse. Asnjëherë mos u përqendroni në ato rregulla të cilat mendoni se e bëjnë të suksesshëm një prezantim. Nuk ka rregulla të përcaktuara.
  4. Mos harroni se nuk dukeni nervoz. Kërkimet e shumta tregojnë se vetëvlerësimet e prezantimeve janë shpesh tepër të ashpra. Nëse pretendoni të dukeni të qetë dhe të relaksuar për audiencën tuaj, atëherë duhet të bëheni të tillë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share