Si të ruajmë rrjetet sociale nga hakerët? Gazetari i teknologjisë ndan këshillat

I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë gazetari i teknologjisë në “Geek Room”, Brenton Bënja, i cili ka dhënë disa këshilla që njerëzit mos të bien viktima e vjedhjes së ‘password’-it ose ‘account’-it.

Brenton Bënja: Po, ka një lloj vigjilence në këtë anë dhe duhet thënë që ka disa raste të tjera që duhet të kemi akoma më shumë kujdes. Nuk është shenja e gishtit, ajo që bëri lajm për momentin, kryesisht duhet të kemi kujdes tek ‘password’-et që ne vendosim.

Rudina Magjistari: Çfarë këshillash mund të na japësh ti në këtë rast. Sepse ka plot njerëz që kanë rënë viktima, le të themi, të vjedhjes së ‘password’-it dhe të ‘account’-it në përgjithësi.

Brenton Bënja: Duhet të ruajmë shumë mirë ‘email’-in dhe të gjitha rrjetet tona sociale nëpërmjet disa këshillave që mund t’ju jap. Së pari, ‘password’-i duhet të jetë relativisht i gjatë. Duhet të jetë i përbërë nga germa, numra dhe karaktere, pra duhet të jetë një germë e madhe, disa numra, në mënyrë që identifikimi apo në rast se bie në dorën e një hakeri, identifikimi i këtij ‘password’-i do të jetë shumë i vështirë. Së dyti, për të gjitha rrjetet tona sociale është shumë mirë që të aktivizojmë “two factor authentication”, pra është një mënyrë e dytë sigurie, që të bënë ty që edhe nëse një haker ka ‘password’-in tënd të Instagram-it, kjo llogari është e lidhur direkt me numrin tënd të telefonit dhe ty të vjen në mesazh, një ‘sms’. Që do të thotë, edhe nëse dikush e ka ‘password’-in e Instagram-it tënd, akseson, je ti që të vjen kodi i ‘sms’ në telefon.

Rudina Magjistari: Këtu “two factor authentication” i bie të jetë edhe më i rëndësishëm se ‘password’-i?

Brenton Bënja: Është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm. Nëse dikush ka Instagram dhe merakoset jashtëzakonisht shumë për sigurinë e Instagram-it, Instagrami përveç këtyre dy mënyrave që ne sapo folëm, ka prezantuar edhe një mënyrë tjetër ku ti mund të vendosësh dy shokë, që mund të jenë dy familjarë, kanë një llogari tjetër në Instagram dhe janë këto kontaktet e besueshme. Që do të thotë, në rast se ty të vidhet ‘password’-i jot, atëherë janë këto dy persona, që në emrin tënd kanë të drejta të kërkojnë rikthimin e ‘password’-it. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share