“Këto 10 studentët e mi që përfundojnë me notë mesater 10 përfundojnë në Gjermani, ndërsa ata me 6-ta përfundojnë nëpër institucione”. Kështu tha sot në Klan Debat profesori universitar, Bashkim Selmani, duke prezantuar disa raste të diskriminit të të rinjve nga ana e institucioneve shtetërore.
Selmani tregoi se edhe vajza e tij po detyrohet ta lë vendin dhe të ikë jashtë shtetit.
Selmani tregoi raste konkrete të diskriminimit ku sipas tij, një vajzë shqiptare ka konkuruar tre herë në ministrinë e njejtë, me ministra të ndryshëm dhe është refuzuar megjithëse i ka plotësuar kushtet dhe ka pasur notën mesatare 10. Përveç saj, ai tregoi edhe raste tjera, ku një studentetje tjetër i është refuzuar bursa edhe pse ka qenë talente dhe me suksese të rralla.
“Si ta motivojmë ne këtë fëmijë”, pyeti i indinjuar profesori Selmani./KlanMacedonia