Si rrallë herë këtë bajram, Adelina Tahiri ka postuar një foto të familjes së saj.
Teksa uron Bajramin, ajo ka postuar disa foto me bashkëshortin dhe djalin e tyre.
Adelina poston në shumë pak raste foto krah bashkëshortit, por megjithatë mjaftueshëm sa për të shuar zërat për krizë në marrëdhënien e tyre.
Këto lajme qarkulluan para disa kohësh kur ajo e ftuar në “Zemër Luana”, vitin e kaluar, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nëkupohet për një problem mes tyre. Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”.