Si ndikon dhjami i tepërt te barku në shfaqjen e diabetit te gratë

Dhjami i tepërt dhe mbipesha njihen si shkaktare të shumë sëmundjeve dhe rreziqeve që sjellin në organizëm. Armiqtë më të mëdhenj të zemrës dhe të gjithë organizmit, e sidomos ndaj sëmundjes së diabetit.

Duke qenë në listën e problemeve që gjithnjë e më shumë shqetësojnë globin, shkaqet e shfaqjes së diabetit janë gjithnjë në vëmendje të mjekëve. Me peshën si faktor kryesor, kujdesi duhet filluar pikërisht nga mënyra se si ushqeheni dhe mbani trupin në formë.

Ndër studimet më të fundit tregojnë për një lidhje konkrete që dhjami i tepërt në bark dhe diabeti kanë. Kjo është e vërtetë sidomos tek gratë që vuajnë nga mbipesha. Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë për rreziqet që vetëm një kilogramë më shumë mbart në zhvillimin e diabetit.

Si Ndikon në Organizëm

Në një studim të cilit i referohet AgroWeb.org tregohet se si dhjami ka tendencë për t’u mbledhur më shumë në zonën e barkut. Kjo mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin edhe nëse pesha në këtë zonë shtohet vetëm me një kilogramë. Për këtë flasin edhe ekspertët e Universitetit të Uppsala në Suedi, të cilët e lidhin dhjamin në bark me diabetin. Ekspertët morën në studim rreth 325,153 persona dhe të dhënat treguan se rreziku nga dhjami i mbledhur në bark është shumë konkret.

Rreziku shtatë herë më i lartë

Sipas mjekëve për personat mbipeshë në këtë zonë, rreziku është shtatë herë më i madh se tek personat me bark të sheshtë. Në këtë pikë, pesha mbetet dytësore në lidhje me dhjamin që depozitohet në trupin tuaj. Pra edhe nëse nuk jeni mbipeshë, por keni dhjam të mbledhur në zonën e barkut, qoftë edhe një kilogramë rreziku që të prekeni nga diabeti do të jetë shtatë herë më i madh tek çdo individ.

Të dhënat e këtij studimi janë veçanërisht shqetësuese për gratë për shkak të shifrave të larta që tregojnë. Ndërsa për burrat situata është më pak kritike, ku dhjami në zonën e barkut e rrit vetëm me dy herë rrezikun e prekjes nga diabeti. Sidoqoftë kjo lidhet me një stil jetese të pashëndetshëm, ku në krye qëndron konsumimi i tepërt i ushqimeve të dëmshme. Këshilla më e mirë e ekspertëve është të mbani një bark të sheshtë dhe një dietë ushqimore të pasur.

Evitoni ushqimet e skuqura, brumërat e tepërt, ushqimet e konservuara apo sheqerin e kripën e tepërt. Në këtë mënyrë do të parandaloni shumë sëmundje duke filluar që nga diabeti dhe ato kardiovaskulare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share