Ledri Vula ishte i ftuari i Lei Krajës në “Pushime On Top” dhe u pyet drejtpërdrejtë rreth jetës private.
“A je i dashuruar apo në kërkim të fatit?” – ishte pyetja e Lei Krajës nga “Pushime on Top” dhe Ledri e pati “të thjeshtë” përgjigjen: “I dashuruaar gjithë jetën. Që kur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Gjithmonë i dashuruar”, – tha ai, por Lei, e pakënaqur nga përgjigjja, i bëri një pyetje tjetër.
“Po një vajzë që do të të tërheqë vëmendjen, çfarë duhet të bëjë, të të shkruajë në Instagram, në Whatapp apo i ke qejf më të drojtura, më të turpshme?”
“Joo, më të turpshme jo. S’e di, varet prej kimisë…” – u përgjigj Ledri me të qeshur duke interpretuar me gjeste edhe tërheqjen fizike.