Si mund të marrin viza kroate qytetarët e Maqedonisë? – Deputetja Përlaskaj Lekaj sqaron procedurat

Trendi i punësimit sezonal të qytetarëve të Maqedonisë në Kroaci po rritet për çdo ditë. Shqiptarët në përgjithësi, sipas deputetes shqiptare në Kroaci, Përlaskaj Lekaj, janë të dashuruar me bregdetin, prandaj edhe janë më të prirur për punët sezonale që ofron bregdeti kroat. Ajo sqaron procedurat për marrjen e lejes së punës në Kroaci, përcjell Klan Maqedoni.

“Në Kroaci viteve të fundit është në rritje numri i qytetarëve të huaj që vijnë dhe punësohen aty. ne kemi shumë biznese të bashkatdhetarëve tanë, të cilët marrin punëtorë të përkohshëm nga Maqedonia e Veriut, Kosova apo Shqipëria. Për qytetarët e MAqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët janë kategori tjetër për shkak të fillimit të negociatave me BE-në, është më e lehtë marrja e lejes së punës në Kroaci”, thotë Ermina Përlaskaj Lekaj në emisionin Klan Debat përballë gazetares Xhumadije Ibraimi.

Ka disa kategori, sqaron deputetja, duke theksuar se për leje pune njëvjeçare duhet të bëhet përmes Entit për punësim në Kroaci. Nga ana tjetër, sipas Përlaskaj Lekajt, është më lehtë marrja e lejes së punës për 3 apo 6 muaj sepse kjo bëhet përmes policisë. Më detajisht për procedurën, ndiqeni deklarimin e Ermina Përlaskaj Lekaj në videon më poshtë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share