Trafikantët po mashtrojnë shqiptarë,t deklarojnë mediat britanike, duke i transportuar në mënyrë ilegale drejt Britanisë së Madhe, një fenomen ky shumë i përhapur .
Emigrantët nga Shqipëria po mashtrohen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të zgjidhet kryeministri i ri. Kontrabandistët kanë ulur gjithashtu çmimin për kalimin prej 20 miljesh nga 2,000 £ deri në 5.500 £ për person, krahasuar me 10,000 £ në muajt e kaluar. Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22,000 £.
Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës ushtarake britanike ku identifikoi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë me varka të vogla janë nga Shqipëria. Nëntë banda qëndronin pas 2,863 emigrantëve që erdhën nga 1 Qershori deri më 12 Korrik nga ku 1,075 ishin shqiptarë.
Numri i përgjithshëm që ka bërë udhëtimin këtë vit arriti në 18,000 të shtunën. The Sun raporton se, “Shqiptarëve u thuhet se qindra njerëz do të patrullojnë Kanalin, gardhet do të ruajnë bregdetin dhe ata do të kthehen dhe do të humbasin paratë e tyre. Kur të ketë një kryeministër të ri, do të ketë një gënjeshtër të re për të ndalur emigrimin, kështu që kjo gjë do të vijojë”.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel është shprehur se postimet në mediat sociale të përdorura nga kontrabandistët kriminalë që promovojnë kalimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme.
“Kjo qeveri tashmë po përballet me këtë propagandë mashtruese në internet, me forcat e rendit, kompanitë e mediave sociale dhe qeveritë jashtë shtetit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar punon me qeverinë shqiptare për një sërë çështjesh, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje historike për largimin e shtetasve shqiptarë pa të drejtë për të qenë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021”, u shpreh Patel.
Dokumenti i inteligjencës ushtarake duket se justifikon pikëpamjen e Sekretares së Brendshme Priti Patel se shumica e atyre që kalojnë Kanalin janë “migrantë ekonomikë efektivë” dhe “jo azilkërkues të vërtetë”. Gjithashtu raporti zbulon se në Operacionin Izotrope, besojnë se kanë identifikuar nëntë grupe të veçanta kriminale që punojnë përgjatë bregdetit francez. Bandat blejnë varka të mëdha në internet nga fabrikat kineze dhe i transportojnë ato në Francën veriore.
Klan News