Si e ktheu Flick në lojtarin me formën më të mirë në Evropë – ai konsiderohej dështim dhe mendohej largimi nga Barcelona

Ardhja e Hansi Flick në bankinën e Barcelonës solli gjëra tejet pozitive për gjigantin katalanas dhe veç rezultateve fantastike bie në sy ajo që bëri me sulmuesin brazilian Raphinha.

Fillimi fenomenal i sezonit për Barcelonën u përmbyll me fitoret bindëse ndaj Bayern Munich (4-1) dhe Real Madrid (4-0) në vetëm pak ditë.

Nga një ekip që po përjetonte rënie, eksperti gjerman Hansi Flick ka krijuar një makineri të fuqishme që pretendon të gjithë trofetë në të cilët garon këtë sezon.

Megjithatë, ndryshimi më i theksuar është në Raphinhan. Sulmuesi brazilian, të cilin Barcelona e pagoi shtrenjtë te Leeds, kishte parametra solidë statistikorë gjatë dy sezoneve të fundit, por të gjithë e shihnin atë si një dështim.

Klubi u përpoq ta largonte gjatë verës, madje numri i tij “11” në fanellë duhej t’i kalonte Nico Williams, i cili nuk përfundoi në “Camp Nou”.

Në vend të kësaj, brenda pak muajsh, Raphinha u bë lojtari në formën më të mirë në Evropë.

Raphinha shënoi 10 gola dhe regjistroi shtatë asistime këtë sezon te Barcelona, kështu që tashmë është sezoni i tretë më i suksesshëm në jetën e tij, dhe është vetëm në fillim dhe është e qartë se ka ardhur koha që ai të rregullojë të gjitha statistikat personale.

Anësori brazilian është shfaqur në një intervistë për kanalin në YouTube, “LoSimpleNoVale” me gazetarin Alberto Hernandez, dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndryshuar.

“Kur fillojnë të qarkullojnë thashethemet se klubi dëshiron të të shesë, tifozët thonë më të keqen për ty. Është e pamundur të mos largohesh nga klubi në një situatë të tillë sepse nuk dëshiron të jesh problem për klubin. Unë jam një person që nuk do të jetë aty ku nuk më duan”, deklaroi Raphinha.

Braziliani më vonë zbuloi se në takimin e parë me Hansi Flicka, ishte e qartë se bashkëpunimi do të ishte i suksesshëm.

“Më e kisha të qartë që në ditën e parë, pas shtatë ditësh punë bashkë, se Hansi do të dashurohej me mua”, deklaroi braziliani.

Kjo ndodhi shpejt. Flick i dha Raphinhas liri të plotë në lojë, por edhe në dhomën e zhveshjes.

Trajneri gjerman e bëri atë një nga drejtuesit e dhomës së zhveshjes dhe njerëzit kyç të ekipit dhe i dha shiritin e kapitenit. Ai gjithashtu i dha atij rolin e mentorimit të lojtarëve të rinj.

“Nëse vitin e kaluar dhamë 100 për qind, tani me Flick duhet të japim 200 për qind dhe kjo është arsyeja e suksesit”, deklaroi Raphinha. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share