I pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibrahimi se si do të dalin para votuesve shqiptarë nëse do të heqin dorë nga “20 përqindëshi” në Kushtetutë dhe “kryeministri shqiptar”, Faton Ahmeti nga BDI u pëlrgjigj tërthorazi. Sipas tij, BDI dhe Ali Ahmeti kanë qenë faktori kryesor i të arriturave në Maqedoninë e Veriut.
“BDI, paraqitjet në kuadër të zgjedhjeve në fushata elektorale, gjithmonë i ka pasur me qasje korrekte ndaj elektoratit tonë, ndaj popullatës shqiptare dhe të gjitha premtimet parazgjedhore, të gjitha projektet, të cilat janë prezantuar para opinionit, janë projekte, qëllime programore që në rrugë e sipër janë realizuar dhe nuk ka çështje për të cilat BDI është zotuar dhe nuk ka arritur t’i realizojë”, theksoi Faton Ahmeti në Klan Debat./KlanMacedonia