Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, gjithsejt 44, si dhe një grup i funksionarëve të lartë partiak, Kryetari dhe anëtarë të Këshillit Ekzekutiv, sic njofton KlanM, fillojnë me grumbullimin e 100 të ashtuquajturave nënshkrime kualifikuese, me të cilët nis procesura për inicimin e referendumit.
Pasi të tubohen 100 nënshkrime, sic përcjell KlanM, KSHZ-ja duhet që propozimin për ngritjen e nismës qytetare ta dërgojë në nivel shteti tek Kryeparlamentari. Nëse Kryetari I Kuvendit konstaton se iniciativa është në rregull dhe konform Ligjit për Referendum, duhet që në afat prej 3 ditëve ta njoftojë propozuesin.
Nëse Kryeparlamentari vlerëson se iniciativa nuk është nërregull, cështja duhet të vehet në rend dite në Kuvend, jo më vonë nga 15 nga konstatimi I parregullsisë. Më pas, sic përcjell KlanM, Kuvendi vendos nëse nisma është në rregull ose jo, kurse Kryeparlamentari ka për obligim ta njoftojë propozuesin.
Kur Kryetari I Kuvendit do të konstatojë se nisma është në rregull, përmes Kryeministrit, njofton KSHZ-në.
Grumbullimi I nënshkrimeve të qytetarëve bëhet në zyrat rajonale të Komisioneve Zgjedhore Komunale.
Pasi të grumbullohen nënshkrimet, ata sërish shkojnë në Kuvend. Kuvendi obligohet të vendos për nismën për referendum në afat prej 30 ditëve nga data e pranimit. /KlanMacedonia/