Të paktën 18 fëmijë vdiqën në Uzbekistan pasi konsumuan shurupin e kollës i cili prodhohet në Noida, Indi. Sipas raporteve lokale, hetimi paraprak ka deklaruar se në shurup është gjetur një kimikat i quajtur etilen glikol gjatë testeve laboratorike. Ky është një kimikat ndotës i zakonshëm në produktet farmaceutike të cilat prodhohen pa masa mbrojtëse adekuate ose të mjaftueshme. Dok-1 Max – është prodhuar nga Marion Biotech me bazë në Noida. Shurupi dhe tabletat Dok 1 Max janë ilaçe kundër të ftohtit.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit tha se shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetën e mjekut, qoftë nga prindërit e tyre ose me këshillën e farmacistëve, me doza që tejkalonin dozën standarde për fëmijët.
Një hetim është nisur në Indi kundër prodhuesit të barnave me bazë në Noida. Sipas raporteve, prodhuesi me bazë në Noida furnizonte ilaçe në Uzbekistan për një periudhë të gjatë kohore.
Më herët, i njëjti kimikat u gjet në një shurup tjetër për kollën, i cili ishte prodhuar nga një Maiden Pharma me bazë në Haryana. Shurupi i kollës së Maiden është aktualisht nën hetim pasi u lidh me 70 vdekje në Gambia.
Dietilen glikol (DEG) dhe etilen glikol (EG) janë dy lëngje shumë toksike, të pangjyrë dhe vicioze që vijnë me një shije të ëmbël. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), këto dy kimikate shpesh gjenden si ndotësit më të këqij në glicerinë, e cila përdoret si ëmbëltues në formulimet e disa shurupeve farmaceutike, të cilat gëlltiten nga goja.
India, e cila njihet si ofruesi më i madh në botë i barnave gjenerike, vlerësohet gjithashtu si ‘Farmacia e Botës’. Megjithatë, incidente të tilla që lidhen me ilaçet e kontaminuar jo vetëm që vënë në dyshim vërtetësinë e ilaçeve të prodhuara në Indi, por gjithashtu rrezikojnë jetën e pacientëve të cilëve u jepen këto barna. /tvklan.al