Shumë punonjës nuk mund të marrin certifikatë sigurie për shkak se kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së? Ja si përgjigjet Tiron Jajaga

Klan Maqedoni: Na kanë shkruar shumë punonjës të Ministrisë së mbrotjes, ushtarë por edhe në pozita tjera që nuk mund të marrin certifikatë për siguri për shkak të kaluarës së tyre. Ka disa që kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së.

Klan Maqedoni: A keni hasur në një problematikë të tillë për shkak se nuk po mund të avancohen?

”Po ekziston diçka e tillë. Unë e kam ngritur si çështje në nivelin më të lartë, qoftë në institucione shtetërore, por edhe në aspektin partiak prej ku unë vijë e kam trajtuar dhe e kam përmendur që nëse çështja e certifikatave nuk zgjidhet në të ardhmen e shkurtër kjo do të paraqet problem të madh në të ardhmen. Neve tani si pjesë e NATO-s, pa certifikatë mundësinë tona janë shumë të pakta” – tha zv/ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Tiron Jajaga.

Klan Maqedoni: A ekzistojnë arsye të dyshimta për mosmarrjen e certifikatave?

”Nga ajo që unë kam arritur të dëgjoj nga individ të caktuar është se dyshimet janë mund të them edhe banale. Mirëpo nuk kanë qasje në dosjet e tyre, janë institucionet tjera që kanë qasje. Ajo që mund të them është se ja vlen që ato të raste të rishihen’‘ – tha për Klan Maqedoni, zv/ministri i Mbrojtjes – Tiron Jajaga. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share