Shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, del në shitje “Euro”

Simboli më i njohur në Bankën Qendrore Europiane është tani në shitje: Skulptura e madhe blu e euros jashtë ish-selisë qendrore të bankës qendrore në Frankfurt.Skulptura 14 metra e gjatë u ngrit së bashku me prezantimin e kartëmonedhave euro në vitin 2001 dhe ka përballuar krizën financiare dhe atë të borxhit sovran.

Por tani, thjesht është bërë shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, raporton Politico.Vepra ikonë e artit nga artisti gjerman Ottmar Hörl është mirëmbajtur nga organizata jofitimprurëse Frankfurter Kultur Komitee për 21 vitet e fundit nën udhëheqjen e Manfred Pohl.

Pohl tha se vandalizmi në rritje dhe mungesa e sponsorizimit detyruan vendimin e komitetit për të nxjerrë në ankand pjesën deri në këtë tetor.“Ne kemi kontaktuar 110 banka gjatë 12 muajve të fundit dhe 90 as që u munduan të përgjigjen”, tha Pohl.

Banka Qendrore Europiane, e cila ka kontribuar me 15,000 € në vit për mirëmbajtjen, gjithashtu nuk ka qenë e interesuar të rrisë mbështetjen e saj dhe nuk mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në prill që synonte të siguronte fonde, tha Pohl.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share