Shuhet stilistja japoneze që bashkoi Lindjen dhe Perëndimin

Stilistja Hanae mori është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare

Bota e modës nuk pati kohë të rikuperohej nga vdekja e stilistit japonez Issey Miyake dhe tani po përballet me një tjetër humbje. Bëhet fjalë për stilisten Hanae Mori e cila ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Ky është një tjetër personalitet artistik i paharrueshëm, i cili arriti famë botërore duke zënë vend në mesin elitës së modës.

Në vitin 1965, ajo prezantoi koleksionin e saj të parë në Nju Jork, i cili tërhoqi vëmendjen për përzierjen e temave Lindore dhe Perëndimore. Gjatë dekadës së ardhshme, shfaqjet në Evropë pasuan dhe ajo hapi një shtëpi mode në Paris, duke u bërë gruaja e parë aziatike që u pranua në një shoqatë franceze të modës.

Mori është e njohur për modelet e saj të fluturave nëpër veshje të ndryshme.

“Zgjodha fluturën, që simbolizon gruan japoneze që shtrin krahët nëpër botë”, mësohet të ketë thënë ajo duke shpjeguar kështu arsyen pse zgjodhi pikërisht këto modele.

Ajo gjithashtu stiloi uniforma për stjuardesat e Japan Airlines dhe për ekipet olimpike të Japonisë në Lojërat Verore të Barcelonës 1992 dhe Lojërat Dimërore Lillehammer 1994.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share