Shuhet seks simboli Raquel Welch

Një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, aktorja dhe modelja u shfaq në më shumë se 30 filma dhe 50 shfaqje televizive

Aktorja amerikane Raquel Welch, e cila shpesh vlerësohet se i hapi rrugën heroinave moderne të filmave aksion, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Ylli ndërroi jetë pas një sëmundjeje. Welch u bë një seks simbol në vitet 1960, ku ishte e para grua e cila u vesh me bikini në filmin e vitit 1966 One Million Years BC.

Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në 1974 The Three Musketeers dhe u nominua përsëri në 1987 për filmin “Right to Die”. E lindur Jo-Raquel Tejada në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë qëkur ishte adoleshente dhe më vonë u bë një parashikuese e motit.

Në një libër autobiografik Welch trajtoi imazhin e saj përtej dekoltesë,fëmijërinë e saj, problemet e saj të hershme të karrierës si nënë beqare në Hollywood. Në një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, Welch u shfaq në më shumë se 30 filma dhe 50 shfaqje televizive.

Në 1968 ajo luajti përkrah personazhit të Frank Sinatrës në filmin “Lady in Cement”, intepretoi personazhin e parë  transgjinore në vitet 1970 Myra Breckinridge. Disa vite më vonë ajo hapi një linjë të saj të parukeve, një koleksion bizhuterish dhe një linjë kozmetikë Mac Cosmetics.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share