Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 11:30 në Imola të Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu po udhëtonte si pasagjer në një makinë tip “Mercedes CLK”. Pas një devijimi të papritur, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Pasojat kanë qenë fatale për të riun shqiptar që qëndronte në sediljen e përparme të pasagjerit. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Shoferi i makinës, një 23-vjeçar po ashtu shqiptar dhe një 19 vjeçar rumun mbetën të plagosur. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet./tvklan.al