Njoftimi se mbreti Charles do t’i rikthehej detyrave publike për herë të parë që kur u diagnostikua me sëmundjen e kancerit u bë kryefjala e mediave britanike. Shumica e gazetave britanike kishin si lajm të parë rikthimin e Charles në jetën publike.
“Mbreti kthehet në jetën publike” është titulli i “The Times” ndërsa kryeminstri Rishi Sunak në një reagim në rrjetet sociale u shpreh ishte një lajm brilant për të mbyllur javën.
Pallati mbretëror bëri me dije përmes një deklarate se 75 vjeçari do t’i rikthehet angazhimeve detyrave javën e ardhshme pasi trupi i tij i është përgjigjur mirë trajtimit mjekësor ndaj kancerit.
Në deklaratë nuk jepen detaje mbi shëndetin e mbretit apo trajtimin e tij, megjithëse theksohet se ekipi mjekësor është shumë i inkurajuar nga progresi i bërë deri më tani dhe mbetet optimist në shërimin e plotë të mbretit.
Dalja e fundit publike e Charles ishte gjatë festës së Pashkëve kur ai mori pjesë në meshë së bashku me mbretëreshën Camilla dhe përshëndetën të pranishmit në kishë.
Klan News