Seanca e tre policëve të kidnapuar nga policia serbe është shtyrë për sot në ora 15:30. Kështu kanë treguar familjarët e policit Shemsi Mustafa.
Familjarët kanë treguar se deri më tani policëve të kidnapuar nuk i kanë dhënë leje të bisedojnë me ta në telefon.
Tutje, ata kanë treguar për Insajderin se policit Mustafa i kanë ofruar ilaçet e nevojshme pasi që ai ka probleme me mushkri.
Siç mëson Insajderi, autoritetet serbe nuk i kanë dhënë leje avokatëve kosovar të shkojnë në Serbi për t’i mbrojtur tre policët e kidnapuar.