Shtyhet dueli i fundjavës Shkëndija – Struga Trim Lum

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton se dueli i xhiros së dytë të LPFM përballë KF Struga Trim&Lum i paraparë të luhet të dielën (13.08.2023) është shtyrë për datën 30 gusht 2023.

Ndryshimi vjen me kërkesë të Strugës, shkaku i ndeshjes së tyre në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League. KF Shkëndija manifeston mirëkuptim dhe ka pranuar kërkesën, ndërsa Komisioni për Gara pranë FFM-së ka caktuar të mërkurën e 30 gushtit si termin të lirë për zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Struga.

Lexo gjithashtu

Brazili do Mourinho

Federata e futbollit ka dërguar një ndërmjetës të nisë bisedimet, në garë edhe Portugalia Brazili ka shfaqur interes…
Më tepër
Total
0
Share