Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal, më së largu deri në 15 ditë, njofton Klan Macedonia.
“Të dashur qytetarë, në lidhje me vendimin nr.01-713/031 dua të ju njoftoj se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal”, shkruan Atiq./KlanMacedonia