BRENDA DY DITËVE VENDIMI RRETH KËRKESËS SË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR
Brenda dy ditësh autoritetet në Kosovë do të marrin një vendim sa i përket kërkesës së faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin në qarkullim të dinarit serb në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani la të nënkuptohet për një periudhë të tranzicionit,
“Sa i përket zbatimit në praktikë, janë duke u diskutuar një sërë opsionesh, të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lënë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre, të themi, në llogari të reja, e të tjera….” – tha Vjosa Osmani.
Përmendi si shembull cështjen e targave.
“Një shembull i tillë është çështja e targave..Ndërkombëtarët patën kërkuar të shtyhet vendimi….Siç po e shihni sot, gati të gjithë qytetarët që jetojnë në veri kanë transferuar targat e tyre në targa të Republikës së Kosovës” – tha Osmani.
Derisa rikujtoi se nenin 11-të i Kushtetutës thotë që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë.
“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë” – tha Vjosa Osmani.
Guvernatori I Bankës tha se ky vendim duhet të zbatohet pasi që institucioni që e udhëheq nuk është politik.
Për këtë cështje emisari i BE-së Miroslav Lajcak ka diskutuar të martën me kryeministrin Albin Kurti ndërsa pas takimit tha se u përket autoriteteve qeveritare të njoftojnë për media për vendimin që do të marrin.
Në rast se zbatohet vendimi i Bankës Qëndrore si I tillë atëherë nga dita e enjte ndalohet qarkullimi I dinarit serb në Kosovë. /tvklan.mk/