Gjatē ditës së sotme do të kemi mot pjesërisht me vranësira, me reshje lokale të kohëpaskohshme, sidomos paradite kur kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë shtrëngata.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në drejtim të rrjedhës së Vardarit, erë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, paradite me bubullimë të rrallë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.