Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është rritur, njoftuan nga LAMM mëngjesin e sotëm.
“Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodica’ koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në pikën kufitare ‘Dojran’ pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta”, thuhet në njoftimin e LAMM.
Siç bëjnë të ditur nga atje, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.